a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetPësoi hemorragji cerebrale/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi

Pësoi hemorragji cerebrale/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi

Pësoi hemorragji cerebrale/ Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur, Agim Doçi

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur Agim Doçi. Ai u shtruar dy ditë më parë në gjendje të rëndë në QSUT pas një hemorragjie cerebrale.

Homazhet në nder të poetit të njohur do mbahen nesër në orën 11:00. Agim Doçi është inxhinier elektrik me profesion por pasioni i tij për letrësinë e ka kthyer në një nga poetët më të njohur . Gjatë karrierës ka marrë mbi 50 çmime kombëtare.

Ai u lind më 9 maj 1948 dhe fillimet e arsimit i ka marrë në Shkodër. Më pas vijoi studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.

Doçi ka shkruar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.

Për kontributin e tij të pashoq, ish-presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.

Pena e tij ka trajtuar mbi 100 këngë për luftën në Kosovë.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment