” Për Gramshin “
” Për Gramshin ”
Të jem e këtij qyteti
Kështu deshi Zoti.
Me njerëz fisnikë…
Të urtë që qëmoti.
Ujin sjell Kërpica
Tomorri na bën hije…
Kafenë e pi për qejf
Në ajër e në hije !
Njihemi që të gjithë
Nga i riu tek i vjetri…
Kur mbetemi pa gjë
Huajmë te njeri- tjetri!
Ky qytet i vogël
Ngjan si një përrallë
Njihen personazhet
Dhe princi me kalë!
Po shajnë ca e ca!
E kjo bela më vete.
Qyetet e mëdha …
Kanë vënë epitete!
Na quajnë “nga mali”
Që veç pimë rakinë…
Ne jetojmë për qejf
Ata na kanë zilinë!!!
Kemi nxjerrë krenari
Kudo dhe nëpër botë
Taçe, Bici apo Elezi!
Janë po Gramshiot!
Një tekst-shkruse
Zonjë mbi Zonja…
Bijë e këtij qyteti …
Leidi Shqiponja !
Kudo që shkelqejnë
Roshi , a Zaimi…
Janë po gramshiot
Fare mirë ta dini!
Armaldo Kllogjeri
Këtu la femijërinë
Bir i këtij qyteti
Sot nderon Shqiperinë
Tani kemi liqenin…
S’na mungon Lasgushi
Se kemi o sa të tjerë.
Qose, e Llapushi!
Behuni kureshtarë
Hajdeni po të doni
Ju presim mysafirë
Sa herë të urdhëroni!
Erjona Kllogjri.