a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetPeleshi jep alarmin: Bazuar në informacione, priten reshje intensive të shtunën

Peleshi jep alarmin: Bazuar në informacione, priten reshje intensive të shtunën

Peleshi jep alarmin: Bazuar në informacione, priten reshje intensive të shtunën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se vendi do të përfshihet nga reshje intensive shiu gjatë ditës së shtunë.

Peleshi thotë se Prefekturat kanë koordinuar punën tashmë, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të komunikojnë me strukturat vendore në rast të çdo nevoje.

Mesazhi i Peleshit:

Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment