Një tjetër model i suksesshëm biznesi në Gramsh ku minisitri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla deklaroi në faqen e tij ne fb:
Një tjetër model i suksesshëm biznesi në Gramsh ku minisitri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla deklaroi në faqen e tij ne fb:
📍Gramsh
Vizituam baxhon e Nefail Ramës, bashkë me Besian Ajazin, një shembull i punës së ndershme dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm me fermerët e zonës.
Prej vitit 2000, Nefaili ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me prodhuesit vendas, nga të cilët siguron lëndën e parë për përpunimin e qumështit dhe nënprodukteve tradicionale si djathi, gjalpi dhe gjiza. Përmes kësaj pune të pandërprerë, ai ka ruajtur dhe zhvilluar një sipërmarrje që prej vitesh është pjesë e identitetit të Gramshit.
Me prodhimet cilësore #MadeInAlbania, Nefaili jo vetëm furnizon tregun vendas, por kontribuon çdo ditë në forcimin e ekonomisë lokale, në mbajtjen gjallë të traditës së blegtorisë dhe në krijimin e më shumë mundësive për fermerët e zonës 🧀🥛🌿


English
French
German
Italian

