Ngjarja e rëndë në Gramsh, zjarrfikësi: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të ndihmuar
Ilir Llapushi, shefi i zjarrfikëses në Gramsh, ka folur për mediat mbrëmjen e djeshme pas tragjedisë së rëndë ku mbetën pa jetë katër anëtarët e familjës Zogu.
Llapushi është shprehur se në liqen ka gropa të rrezikshme e që njerëzit që nuk dinë not nuk duhet të futen fare në liqen.
Ai tha se në liqen nuk mund të ketë roje pasi nuk është një ambient për t’u larë si plazhi, megjithëse dje siç tha ai qëlloi fati i keq i familjes Zogu, pasi ditët e tjera ka pasur patrulla të zjarrfikësve në liqen.