a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetNga Elbasani Ambasadori i OSBE,Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ku pas një konflikti mes adoleshentëve humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani.

Nga Elbasani Ambasadori i OSBE,Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ku pas një konflikti mes adoleshentëve humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani.

Nga Elbasani Ambasadori i OSBE,Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ku pas një konflikti mes adoleshentëve humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani.

Nga Elbasani Ambasadori i OSBE,Michel Tarran, ka reaguar për herë të parë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik ku pas një konflikti mes adoleshentëve humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani. Zyrtari i OSBE teksa theksoi se vrasja e adoleshentit është tronditëse tha se konfliktet mes të rinjve ku përdoren armët e ftohta duhet të na impenjojë të gjithëve. Z. Tarren kërkoi funksionimin e të gjitha hallkave, e jo ti mbetet përgjegjësia vetëm policisë.

Sinkron Michel Tarran
Ambasadori i OSBE

” Është vertetë fatkeqësi, të gjithë e kemi dëgjuar për këtë tragjedi që ndodhi në Tiranë para dy ditëve. Kjo tregon edhe njëher sa e rëndësishme është puna që ne bëjmë sëbashku. Ne si organizatë OSBE, Bashkia e Elbasanit dhe organizata të shoqërisë civile. Jo vetëm në Elbasan është një projekt që ne e kemi ne disa qytete të Shqipërisë. Problemet e armeve të lehta nuk ekziston vetem në shqipëri, por ndodhta këtu ekziston më ashpër. Fatkeqësisht e them dhe njëher se aktualiteti tregon që me të vërtetë duhet të merremi të gjithë. Nuk duhet të konsiderohet që siguri është vetëm problemi i policisë, jo siguri është problemi i të gjithve. ”

Gjatë aktivitetit të mbajtur në Elbasan spikati edhe posteri “Ne jemi këtu edhe për Martinin”, i vendosur krah pikturave dhe posterave të tjerë sensibilizues. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja theksoi se synojnë të japin shembuj sensibilizues.

Sinkron Gledian Llatja
Kryetar i Bashkisë Elbasan

” Ne e kemi shumë të rëndësishme ta kuptoj i gjithë komunitetit, ta kuptojë edhe rinia që problematikat e ndryshme që ka shoqëria nuk zgjidhen me vetëgjyqsi apo të mbyllen brenda komuniteteve të vogla. Përpjekja jonë në bashkëpunim edhe me OSBE, është pikëtisht të japim shembuj të mirë dhe sensibilizimi” .

Ambasadori i OSBE ishte në Elbasan, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në përmbyllje të projektit kundër armëve të lehta.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment