Nën moton “Harmoni me Ngjyra” nxënësit e shkollës artistike “Onufri” në Elbasan çelën ekspozitën me piktura. Nxënësit e degës së skulpturës dhe pikturës së kësaj shkolle, prezantuan para artëdashësit elbasanas,
Nën moton “Harmoni me Ngjyra” nxënësit e shkollës artistike “Onufri” në Elbasan çelën ekspozitën me piktura. Nxënësit e degës së skulpturës dhe pikturës së kësaj shkolle, prezantuan para artëdashësit elbasanas, punimet e tyre kryesisht në gjininë e portretit dhe peisazhit. Ata u shprehen se në telajo mund të udhëtosh në një botë ngjyrash më perfekte se koha ne te cilën jetojmë.
sink nxënësit
Profesori i gdhendjes në dru, skulptori i njohur i qytetit të Elbasanit, Vladimir Caridha, përgëzoi të rinjtë për punën e bërë. Në vijim ai u shpreh me shqetësim për uljen drastike të numrit të nxënëve në klasat ku jep mësim dhe për mungesën e bazës materiale. Sipas Caridhës, askush nuk po merr masa për të rikthyer shkëlqimin e viteve 80-të, kohë në të cilën ai filloi të jepte mësim.
Sinkron Vladimir Caridha
Profesor “Onufri”, Skulptor
Dikur shkolla artistike “Onufri” në Elbasan ka nxjerrë një plejadë të ndritur artistësh nga fusha të ndryshme, të cilët kanë prekur skenat botërore.