Në këto ditë të valës së të nxehtit,stafi i #NJVKSHGramsh është pozicionuar në sheshin qendror të qytetit për një fushat komunikimi dhe informimi të qytetarëve se si mund të shmangin rrisqet që vijnë nga temperaturat e larta si dhe për të dhënë kujdes bazë shëndetësor
Në këto ditë të valës së të nxehtit,stafi i #NJVKSHGramsh është pozicionuar në sheshin qendror të qytetit për një fushat komunikimi dhe informimi të qytetarëve se si mund të shmangin rrisqet që vijnë nga temperaturat e larta si dhe për të dhënë kujdes bazë shëndetësor
DISA KËSHILLA TË ARTA
Evitoni daljen në diell nga ora 11:00 -18:00 ,përpiquni të rrini në ambjente të freskëta gjatë këtyre orëve,nëse është e mundur të shkoni në parqe dhe zona të pyllëzuara,pasi prania e bimësisë ul temperaturën e jashtme me disa gradë.
Qëndroni të hidratuar!
Hidratimi luan një rol të rëndësishëm për mbajtjen në normë të temperaturës trupore, mbani një shishe uji me vete dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.
Ushqehuni shëndetshëm!Konsumoni ushqime dhe fruta te freskëta
Evitoni pijet alkoolike ,kafet e tepërta dhe sheqerin,konsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë pasi me vapën organizmi ka nevojë për më pak kalori.
Vishni rroba të lirshme dhe komode me material pambuku, mbani çadër , kapele me ngjyrë të hapur dhe syze për të mbrojtur sytë;
Reduktoni aktivitetet e rënda fizike dhe bëni dushe të shpeshta !
Mbani shtëpinë të freskët,temperatura e ambientit duhet të mbahet nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe 24 gradë gjatë natës.
Ajrosni makinën nëse është për një kohë të gjatë në diell,duke hapur dyert dhe nëpërmjet kondicionerit para se të lëvizni me të!
Mos lini fëmijët në makina të parkuara!
Ndihmoni të tjerët ,vala e të nxehtit ndikon në shëndetin e çdo moshe,por veçanërisht në shëndetin e të moshuarve.
Kontaktoni me familjarët,miqt dhe fqinjët,të cilët jetojnë vetëm,pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë.
Nëse keni ndonjë simptomë si gulçim,dhimbje gjoksi,konfuzion,dobësi,marramendje ose ngërçe kontaktoni urgjencën Kombëtare në numrin 127 .