Në bashkëpunim me ZAV dhe mbështetjen e bashkisë Gramsh, QKF
Në bashkëpunim me ZAV dhe mbështetjen e bashkisë Gramsh, QKF “Adem Hoxha”organizoi për herë të nëntë veprimtarinë për nder të mësuesve që kanë dalë në pension. Këtë vit u nderuan 12 mësues. Mirënjohje dhe respekt për punën me përkushtim të tyre, në udhëtimin afro 40 vjeçar në shkolla të ndryshme të Gramshit, në shërbim të dijes dhe edukimit të fëmijëve, për t’u bërë qytetarë të denjë të këtij vendi dhe të botës. Veprimtaria ishte përgatitur me vidiomesazhe të veçanta për ta nga ish kolegë, ish nxënës e familjarë të tyre si dhe me numra përshëndetës nga skena. Në fund u vlerësuan me çertifikatat e mirënojhes dhe u dhuruan tufa me lule të përgatitura nga bashkia. Duke shpresuar se u dhuruam emocione të bukura, i urojmë ta kenë jetën e gjatë, të mbushur me mirësi e lumturi!