a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetNdezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat! Arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, e pëson dhe babai i tij

Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat! Arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, e pëson dhe babai i tij

Ndezi zjarr në pyll, rrezikoi banesat! Arrestohet 26-vjeçari në Gramsh, e pëson dhe babai i tij

Gramsh/Ndezën zjarrin në fshatin Bersnik i Poshtëm, që dogji një sipërfaqe pylli dhe rrezikoi banesat përreth, arrestohet në flagrancë 26-vjeçari, procedohet penalisht babai i tij.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve dhe arrestimin e përgjegjësve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh vunë në pranga shtetasin F. S., 26 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. S., 70 vjeç (babai i shtetasit F. S.).

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, dje, nga shërbimet e Policisë, duke ndezur zjarr në pyllin e fshatit Bersnik i Poshtëm, njësia administrative Kodovjat. Nga përhapja e flakëve u dogj një sipërfaqe pyjore dhe u rrezikuan banesat përreth.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment