Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është një moment trishtimi për besimtarët ortodokse që sot humbën kryebariun.
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, është një moment trishtimi për besimtarët ortodokse që sot humbën kryebariun. Kryepeshkopi Anastas ka meritën e ngritjes nga hiri të gjithë institucioneve te klerit ortodoks, kishave e tempujve dhe institucioneve te edukimit teologjik ku ortodokset shqiptarë marrin mësimet e shenjta në gjuhen tonë.
Dhjetra klerikë shqiptare janë sot plejada e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, falë vizionit të Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas.
Për merakun e ndokujt, nuk mori asgjë nga këto me vete, por ia la Shqipërisë si një kontribut i një misionari që ia dedikoi gjithë jetën e Tij besimit.
Më kujtohen disa fjalë të Tij të kahershme: mos u mërzitni e mos u dekurajoni nga gurët që iu hedhin. Mblidhini ata gurë dhe ndërtoni.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij! 🕊️🕯️
Nga / Niko Peleshi