Myftinia e Gramshit, vlere e shtuar per qytetin.
Myftinia e Gramshit, vitet e fundit, e ka derguar ne nje stad tjeter mbeshtetjen ndaj organizmave lokal e shoqeror ne bashkine tone e ne veçanti ndaj ‘’godines’’ ku njerezit kane me shume nevoje kur ndihen keq qe eshte spitali i rrethit duke e transformuar totalisht dhomen e neonatologjise ne te cilen akomodohen foshnjet e sapolinduara sipas parametrave te kohes apo duke bere te mundur dhurimin e 20 shtreterve profesional, pajisjen me mbi 15000 maska gjate kohes se COVID-19 si edhe garantimin e nje mjeti mjekesor te fjales se fundit siç ishte echo-ultrasond. Qershia mbi torte, pa diskutim, ishte venia ne dispozicion e nje autoambulance te re me 0 km per te cilen s’ka vend per diskutim qe do te permisoj ndjeshem sherbimin shendetesor ndaj ermergjencave te ndryshme.
Xhamia e Gramshit e ka avancuar me tej kontributin e saj te vazhdueshem per njerezit ne nevoje duke dhene ndihma humane drejt personave me ne nevoje e qe jane ne veshtiresi me te madhe finaciare ne zonen tone.
Gjithashtu, institucioni i myftinise se Gramshit e saktesisht xhamia e saj, e ka dhene nje dore te mire edhe ne edukimin e brezave te rinj duke zhvilluar ne zyrat e saj kurse fetare, anglishteje, kompjuteri e rrobaqepsie.
Qofshin sa me te medha dhe te shumta bashkepunimet e tilla ne dobi te komunitetit gramshiot.