Myftinia e Gramshit shtroi një darkë iftari për besimtarët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të këtij qyteti, ku i pranishëm ishte edhe Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli.
Tradita vazhdon…
Myftinia e Gramshit pati kënaqësinë që të shtroj një iftar me të gjithë drejtuesit kryesor vendor të qytetit. Ne këtë takim, na nderoi me pjesëmarrjen e tij nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar z.Lauren Luli ku mbajti edhe fjalën e tij përshëndetëse në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit.
Myftiu z.Anis Qafa gjate fjalimit te tij falenderoi te gjithe pjesemarresit per pergjigjen pozitive te fteses dhe i uroi atyre shendet, lumturi e sa me shume vepra te mira ne dobi te komunitetit gramshiot.
Kryetari i bashkise z.Besian Ajazi perveçse urimit te tij per agjerim te mbare, te lehte e te pranuar, vuri theksin edhe ne veprimtarite pozitive te ndermarra nga xhemati i xhamise.