Video / Myftinia e Gramshit organizoi një mbrëmje fetare në xhaminë e qytetit ku referuan për të pranishmit myftiu i saj z.Anis Qafa, nënkryetari i Kominitetit Mysliman të Shqipërisë z.Taulant Bica
Mbrëmjen e sotme, më datë 04.03.2024, Myftinia e Gramshit organizoi një mbrëmje fetare në xhaminë e qytetit ku referuan për të pranishmit myftiu i saj z.Anis Qafa, nënkryetari i Kominitetit Mysliman të Shqipërisë z.Taulant Bica si edhe imami i xhamisë së Et’hem Beut z.Enes Hyka.
Myftiu Qafa i dha rëndësi stërvitjes së nefsit për adhurimet kundrejt Zotit të Gjithësisë. Gjatë ligjërimit të tij ai i dha fjalën pjesmarrsëve se zyrat e myftinisë sonë do të kthehen në qendër dijeje, aftësimi dhe edukimi me moral e me besim e se ky projekt është vetëm një pjesëz e vogël e vizionit të myftinisë sonë në lidhje me fëmijët e të rinjtë e rrethit.”
Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari Bica u ndal tek nevoja për të besuar si dukuri e krijuar nga Allahu (xh.sh) në brendësinë e njeriut. Gjithashtu ai theksoi edhe rëndësinë që KMSH-ja i jep myftinive jo vetëm si objekte kulti por edhe si qendra në shërbim të plotë ndaj shoqërive përkatëse.
Imam Hyka recitoi disa vargje te bukura nga libri hyjnor i Kuranit për të na gjallëruar zemrat në këtë prag Ramazani.
Pas bisedës, myftinia organizoi një konkurs dijeje me djemtë dhe vajzat e reja të xhematit ku për më të mirët ishin rezervuar edhe disa dhurata modeste.