Myftinia e Gramshit / Një fundjavë e bukur në qytetin e Vlorës me të rinjtë nga Gramshi.
Një fundjavë e bukur në qytetin e Vlorës me të rinjtë nga Gramshi.
Së bashku me Myftiun e Gramshit z.Anis Qafa dhe të rinjtë e Frmsh Gramsh kalum një fundjavë me aktivitete pasuruese larmishme në qytetin e Vlorës, me fokus në eksplorimin e atraksioneve kulturore dhe natyrore të qytetit, aktivitete sportive dhe nxitjen e zhillimit personal përmes leximit.
Aktiviteti filloi me eksplorimin e Manastirit historik të Zvërnecit, një pikë referimi e njohur kulturore në Vlorë.
Pastaj vazhdum me vizitën në Xhaminë ikonike Muradie, një perlë arkitekturore e qytetit. Mësuam për rëndësinë e saj historike dhe elementët e ndërlikuar të dizajnit dhe ndërtimit që mbart në vete.
Mëngjesin e së Shtunës një pjesë të kohës cilësore i kushtuam leximit të librave, promovimit të rritjes personale dhe zgjerimit të njohurive. Pas leximit vazhduam me një udhëtim të paharrueshëm në Parkun Kombëtar të Llogarasë, duke u zhytur në bukurinë natyrore të parkut që të lë pa frymë sidhe Pamjet panoramike të Rivierës Shqiptare.