Myftinia e Gramshit, këtë fundjavë organizoi një shëtitje në Tiranë e Prizren me gjimnazistë të qytetit.
Myftinia e Gramshit, këtë fundjavë organizoi një shëtitje në Tiranë e Prizren me gjimnazistë të qytetit.
Të shoqëruar nga myftiu Anis Qafa, djemtë vizituan xhaminë e vjetër të Et’hem Beut ku u pritën nga imami Hafiz Enes Hyka.
Aktiviteti vazhdoi duke shkuar tek Ring Center, Toptani dhe medreseja e Tiranës ku çunat shikuan së bashku një film 7D në kinema si edhe zhvilluan lojëra të ndryshme si kalçeto, light strike dhe patinazh.
Ditën e fundit të shëtitjes nxënësit shkuan në Prizren. Në Prizren vizituan lidhjen e Prizrenit, xhaminë e Sinan Pashës dhe kalanë e Prizrenit.