Miqtë e Enorisë sonë nga qyteti Apeldoorn, Hollandë sërish kontribuojnë për Kishën, për familje në nevojë, per fëmijët dhe për komunitetin tonë te qytetit të Gramshit.
Miqtë e Enorisë sonë nga qyteti Apeldoorn, Hollandë sërish kontribuojnë për Kishën, për familje në nevojë, per fëmijët dhe për komunitetin tonë te qytetit të Gramshit.
Me bekimin e Mitropolitit tonë Hirësi Andonit prej mëse nje dekade vijnë në kishën tonë grupe të moshuarish por edhe te rinj të cilët me mjaft thjeshtësi, mirësi dhe dashuri kontribuojnë përulësisht duke i ardhur në ndihmë komunitetit. Në Kishë ata përgatisin programe të larmishme për fëmijët, restaurojnë dhe ndërtojnë për vëllezërit tanë në nevojë pa bujë, as raklamë as me krenari. Në shkollë me çtë munden por edhe për qytetin duke kontribuar me mbjellje pemësh, apo në forma të tjera. Ata priten me mjaft dashuri nga At Mihali, At Grigori, Marjeta, Timo, Toni, Panajoti, Klevisi, por edhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, drejtoresha e shkollës znj. Alketa por edhe nga Luli dhe Ela që u gatuajnë me plot dashuri në lokalin e tyre. Por sa shumë i duan ata fëmijët e qytetit për të cilët ata përgatisin aktivitete aq të bukura. Ata gjithashtu kanë një dashuri të veçantë për vendin tonë te mrekullueshëm, Shqipërinë. Nuk reshtin së promovuari atë edhe në mediat audio-vizuale të vendit të tyre duke i nxitur ata të vijnë e ta vizitojnë këtë vend kaq të bukur dhe të bekuar.
Edhe ne i presim sërish të na vijnë!
Gjithçka që ata bëjnë e bëjnë pa interes, por nga dashuria për njeriun dhe Perëndinë.
Mirënjohje dhe falenderime nga të gjithë!
Welcome!
Famullia Orthodhokse “Metamorfoza e Zotit Krisht” – Shën Sotiri, Gramsh