a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiMinistrja Koçiu viziton bebet e para të vitit 2024: Sihana dhe Amar, qofshin bekimi i këtij fillimviti

Ministrja Koçiu viziton bebet e para të vitit 2024: Sihana dhe Amar, qofshin bekimi i këtij fillimviti

Ministrja Koçiu viziton bebet e para të vitit 2024: Sihana dhe Amar, qofshin bekimi i këtij fillimviti

Sihana dhe Amari janë dy bebet e para që erdhën në jetë në minutat e parë të vitit 2024. Të dy lindën në Tiranë në dy maternitetet dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Ashtu siç është dhe tradita, mirëseradhjen iua ka uruar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e cila ka vizituar sot të porsalindurit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.

Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment