a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiMINISTRIA DENAJ PREZANTON SKEMËN NDËKROMBËTARE 2024 PËR FERMERËT E QARKUT TË ELBASANIT

MINISTRIA DENAJ PREZANTON SKEMËN NDËKROMBËTARE 2024 PËR FERMERËT E QARKUT TË ELBASANIT

MINISTRIA DENAJ PREZANTON SKEMËN NDËKROMBËTARE 2024 PËR FERMERËT E QARKUT TË ELBASANIT

MINISTRIA DENAJ PREZANTON SKEMËN NDËKROMBËTARE 2024 PËR FERMERËT E QARKUT TË ELBASANIT

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, e shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri, kryetarët e bashkive të qarkut si edhe grupi i deputetëve kanë zhvilluar një takim me fermerë për të prezantuar masat mbështetëse dhe risitë e Skema Kombëtare 2024.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për fermerët në SkemënKombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, që nga data 27 mars, deri në datë 19 prill.
Drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri duke ju referuar prodhimit bujqësor në fushat e Elbasanit pohoi se në Elbasan prodhimi bujqësor po kthehet në vatër të rëndësishme, dhe shumë njerëz e kanë të lidhur jetën e tyre me ekonominë bujqësore.
“Po shtohen serat, sipërfaqet e mbjella, tokat e punueshme, interesi është i lartë por ka edhe sfida të cilat vijnë nga demografia, mungesa e infrastrukturës, ka edhe sfida të cilat duhet të përballohen më mirë edhe me bashkëpunimin e mirë me qeverinë, ndaj dhe ministria zgjodhi Elbasanin për të bashkëbiseduar, pasi bujqësia do të vazhdojë të mbetet një nga sektorët më të rëndësishme të vendit.
Një shqipëri turistike nuk mund të konceptohet në një vend pa bujqësi, ne i duam njerëzit të lidhur me tokën e tyre sepse është investimi më i mirë për të ardhmen e këtij vendi.
Ministria Denaj, duke u ndalur tek prezantimi i kësaj skeme bërë me dije se mund të përfitojnë fermerë individual, grupet e fermerëve, persona fizik, juridik dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor.
“Kam qenë disa herë këtu, nuk është bërë pak, është bërë shumë, kemi ende shumë për të bërë, dhe kritikat tuaja janë të mirëpritura, sepse së bashku mund ta zhvillojmë ekonominë bujqësore familjare për të realizuar një objektiv shumë të rëndësishëm atë që bujqësia jo vetëm të kontribuojë në 20 përqind të produktit të brendshëm bruto që ndodh sot por të shkojë përtej. Sepse sot i kemi të gjitha mundësitë, sepse i kemi të gjitha kushtet tokën pjellore, vullnetin tuaj për punë, si edhe mbështetjen e qeverisë e cila nëpërmjet skemës kombëtare këtë vit ka vendosur të japë një fond të konsiderueshëm, nëpërmjet një skeme që do ta prezantojmë tek ju.
Skema kombëtare e vitit të kaluar pati një fond prej 51 milion dollarë dhe përfituan 65 mijë fermerë të cilët sot janë të parët që duhet të aplikojnë tek skema e re kombëtare prej datës 27 mars”.
Skema kombëtare e këtij viti ka në fokus bashkimin e fermerëve si në bujqësi ashtu edhe në blegtori me qëllim që të rritet numri i përfituesve.

Ndaj – shtoi ministria “ i bëjmë thirrje këtyre fermerëve dhe blektorëve të aplikojnë në këtë skemë e cila do t’i japë më shumë se sa vitin e shkuar. Këtë vit ne do të ndjekim parimin që të gjithë fermerët që do të aplikojnë për të marrë shumën, por shumën maksimale nuk e kemi marrë ndonjëherë. Ajo që ne duam të sqarojmë është që të gjithë fermerët që duan të marrin të gjithë maksimumin e skemës nëpërmjet një kontrate interesi dhe jo bashkimi pronash t’a shikojnë këtë si një marrëveshje mes 4 anëtarëve për një hektarë serë apo 7 blektorëve për 100 krerë të imta, si një mundësi për të rritur negocimin me tregjet ku shitet produkti, dhe të kemi një kontratë për këtë produkt. Nga ana tjetër ne duhet të rrisim madhësinë tonë të fermës, sepse sot tregu ndërkombëtar ka nevojë për produktet shqiptare”.
Risia tjetër e kësaj skeme ka të bëjë me shpërndarjen e naftës pa taksa, e cila do u kalojë lekët në llogari bankare përfituesve.
Këtë vit nga skemat mbështetëse të bujqësisë sipas parashikimit do të përfitojnë rreth 70 mijë fermerë në gjithë vendin.
Risia e fundit është në raport me tavanet, ku për cdo shumë nga një deri në 50 krerë do të merret maksimumi dhe për cdo bagëti nga 50 e sa e kanë numurin do të merren 50 përqind të masës.
“Ka ardhur koha për t’a bashkuar prodhimin dhe masa e përfitimit do të jetë një llogari individuale”, tha Denaj.
Në këtë bashkëbisedim kanë referuar edhe kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit, ku kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja duke ju drejtuar fermerëve të Elbasanit vuri në dukje investimet e shumta që janë bërë në kanalet vaditëse, kulluese, në rrugë, duke arritur nga 14 hektarë sera para disa vitesh sot të jenë 120 hektarë.

“Tani e gjithë skema është përmirësuar edhe drejtëpërdrejt në para, që është një gjë shumë e mirë në gjykimin tim. Vazhdojmë të kemi fidanë të çertifikuar që më përpara në fillim nuk ishin, vetëm këtë të lakrës së brukselit kishim të çertifikuar.
Duam një mbështetje më të madhe për bujqësinë, këto tokën e pynojnë vetë, këto s’duan nga ne t’i punojmë tokën, as t’i ikim ke sera.
Ne, ju kemi dëgjuar ju, kemi diskutuar me njëri tjetrin, kemi folur, kemi mbajtur shënime kemi ec përpara dhe kemi pasur një rritje ekonomike të zonës, të gjithë fushës së Elbasanit.
Kur flas për rritje ekonomike flas për numurin e makinave që shoh të rregjistruara për fushë të Elbasanit, për lejet e ndërtimit që vijnë për fushë të Elbasanit për sistemimet.
Unë besoj se po të jemi bashkë, edhe të jemi në këto takime siç po i bëjmë tani, ne do ecim përpara.
Do të duam të kemi një bashkëpunim më të mirë, fermerët të bashkohen me njëri -tjetrin, e kemi thënë prej kaq vitesh. Do të vazhdojmë akoma ta themi.
Ne do të vazhdojmë ta bëjmë, ju do të vazhdoni të kërkoni që vetën këtë pjesën tuaj, parcelën tuaj të vogël e duam me këtë kaq sa e kam, ne do të vazhdojmë të kërkojmë atë një hektarëshin, që të bashkohen”, tha Llatja.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment