Mbahet marshimi i paqes në Elbasan – Reflekton politika: “Dialogu, mjet për solidaritet kombëtar”
Mbahet Marshimi i Paqes në Elbasa:Deputeti i Elbasanit Qani Xhafa thirrje qeverisë të bashkëpunojë më opozitën
E shndërruar tashmë në traditë cdo fillim viti Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan organizoi Marshimin e Paqes. Duke qënë se globi tokësor ndodhet në një situatë konfliktuale marshimi i këtij viti erdhi me moton “Dialogu, mjet për solidaritet kombëtar,po dialogut, jo konfliktit”. Këtij eventi, i cili nisi në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në sheshin “Gensher” përpos komuniteteve fetare iu bashkuan përfaqësues të pushtetit vendor dhe deputetë.Përfaqësuesit e komuniteteve fetare e vunë theksin te rëndësia e paqes, ku sipas tyre duhet të nisë nga institucioni më i vogël sikurse është familja dhe mandej në shoqëri dhe instancat më të larta.
Sinkron: – Imzot Giovani Peragine
Metropoliti Hirësi Andoni
Edhe politikanët e pranishëm në këtë marshim si deputetja e mazhorancës Evis Kushi dhe deputeti i opozitës Qani Xhafa përcollën mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi duke dënuar bullizmin dhe mungesën e dialogut në cdo nivel qoftë dhe mes njëri-tjetrit në parlament. Edhe më i drejtpërdrejtë ishte në mesazhin e tij deputeti Xhafa duke kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim mes qeverisë dhe opozitës.
Sinkron: Evis Kushi-Deputete e PS
Qani Xhafa-Deputet i PD
Marshimi i Paqes kishte si qëllim dhënin e mesazheve të paqes dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për vlerat e dialogut.
Mbahet Marshimi i Paqes në Elbasa:Deputeti i Elbasanit Qani Xhafa thirrje qeverisë të bashkëpunojë më opozitën