a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiMaja e Kallkanit” në Librazhd e preferuar nga turistët e aventurës Turizmi malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit,

Maja e Kallkanit” në Librazhd e preferuar nga turistët e aventurës Turizmi malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit,

Maja e Kallkanit” në Librazhd e preferuar nga turistët e aventurës Turizmi malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit,

“Maja e Kallkanit” në Librazhd e preferuar nga turistët e aventurës
Turizmi malor në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në bashkinë e Librazhdit, ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve gjatë dy muajve të parë të vitit 2025. Një nga destinacionet më të kërkuara është “Maja e Kallkanit”, e cila, me lartësinë prej 2189 metrash mbi nivelin e detit, ofron panoramë të jashtëzakonshme dhe një eksperiencë unike për turistët vendas dhe të huaj. Dëbora, e cila ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të parkut dhe ka arritur trashësinë deri në 90 cm në “Majën e Kallkanit”, çka e bën këtë vend të veçantë për ata që kërkojnë të përjetojnë natyrën në kushte dimërore.
Inserttttt
Grupe të shumta turistësh janë duke shijuar guidat e veçanta nëpër zonat e mbuluara me borë, ndërkohë që disa aventurierë kanë zgjedhur të ngjiten deri në Majën e Kallkanit, e cila ndodhet në pjesën veriore të Parkut Kombëtar të Shebenikut, në kufi me Maqedoninë e Veriut.
Parku ofron mundësi të shkëlqyera për aktivitete dimërore, si sporte dhe lojëra në borë, si dhe mundësi relaksimi të paharrueshme. Çdo vizitë në Parkun Kombëtar të Shebenikut është një mundësi për t’u shkëputur nga rutina dhe për të përjetuar një aventurë të veçantë në natyrën e paprekur. Kjo e bën këtë destinacion një pikë të preferuar për ata që kërkojnë eksperienca të reja dhe emocionuese.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment