a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreLlatja: Projekte masive në zonat informale dhe së shpejti edhe në ato rurale Në rrugën “Theodor Haxhifilipi” në Rajonin Nr 2

Llatja: Projekte masive në zonat informale dhe së shpejti edhe në ato rurale Në rrugën “Theodor Haxhifilipi” në Rajonin Nr 2

Llatja: Projekte masive në zonat informale dhe së shpejti edhe në ato rurale Në rrugën “Theodor Haxhifilipi” në Rajonin Nr 2

Llatja: Projekte masive në zonat informale dhe së shpejti edhe në ato rurale Në rrugën “Theodor Haxhifilipi” në Rajonin Nr 2 po vazhdon puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cili i vjen në ndihmë banorëve të kësaj zone. I ndodhur për inspektim në ketë rrugë, kryetari i Bashkisë ka takuar edhe banorë të kesaj rruge të cilët pohuan se ” kishin 30 vite pa rrugë, edhe pse shumë kryetare bashkishë dhe deputetë kishin premtuar, rruga sërisht ishte e amortizuar”. Edhe në këtë rajon ka qenë problem urbanizimi i zonave informale. Edhe pse një lagje e vjetër e urbanizuar pas viteve ’90 kjo lagje ka pasur një zhvillim sa i përket urbanizimit dhe rritjes së popullsise. Sipas Z. Gledian Llatja problem i kahershëm i kësaj lagjeje kanë qenë kanalizimet e ujrave të zeza. Ndaj kemi nisur punimet e gati 800 metra kanalizime të ujrave të zeza në këtë lagje, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së cdo banori”, tha kryebashkiaku. Sipas tij ” sa herë që kam ardhur në këtë lagje gjithmonë ky ka qenë problemi, por për shkak të problemeve inxhinierike u hartua projekti i cili kishte kosto të lartë, dhe që kemi arritur këtë vit ta financojmë dhe implementojmë”. Sipas tij ” ky është një projekt i mirë dhe i vjen në ndihmë 50 familjeve të kësaj zone. Kemi filluar një projekt masiv në Elbasan në të githa zonat informale të Elbasanit, të cilat përfshijnë kanalizime të ujrave të zeza, shtrim rrugësh, riasfaltim të zonave të qytetit, sidomos lagjeve të vjetra, por edhe shtrime rrugësh”. Edhe një herë kreu i bashkisë pohoi se në Elbasan asnjeherë nuk ka ndalur puna, banorët janë dëshmitarë të sak, dhe ne jemi gjatë të gjithë kohës në krye të detyrës, për të vazhduar punë të mira për qytetin, për zonat informale, me qellim përmirësimin e jetesës së cdo qytetari dhe banori të Elbasanit”. Llatja ndër të tjera e vuei theksin edhe tek ndërhyrjet që po kryhen ne të gjithë rajonet e Elbasanit duke përmendur lagjen ” 5 Maji” e cila sipas tij brenda këtij mandati do të mbyllet komplet investimi i kanaleve të ujrave të zeza, ndersa shumë shpejt investimet do të nisin në zonat rurale si në Mengël. Në inspektim ka qenë dhe deputeti Florenc Spaho i cili vlerësoi punën e bashkisë për ndërhyrjen në këtë zonë që sipas tij kishte 35 vite pa u ndërhyrë. Edhe kjo rrugë ishte një kërkesë e banorëve të cilët falenderuan kreun e bashkisë për mbajtjen e fjalës së dhënë.

 

 

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment