LAJMI FUNDIT / EMRAT/ Zbulohet kush e shkaktoi tragjedinë në Tepelenë: 4 të vdekur, 2 te Trauma në gjendje të rëndë
personat që kanë humbur jetën janë: Riza Astrit Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Të plagosurit rëndë janë Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Ismail Meta, 63 vjeç. Gjithashtu raportohet për tre të tjerë të plagosur lehtë.
Në makinën gri, tip “Toyota” ishin brenda 5 persona, kur u shtyp nga dy makinat e tjera. Tre prej tyre kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë.
Në makinën e zezë, tip “Benz”, ka mbetur i vdekur shoferi, 42-vjeçari Riza Astrit Rapaj, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Ndërsa në makinën e tretë e përfshirë në aksident kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Dyshohet se shkak për humbjen e kontrollit të mjetit, që shkaktoi aksidentin, nga verifikimet paraprake mendohet se ka qenë rrëshqitja në terren të lagësht, dhe shpejtësia mbi normën.
Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë personat e bllokuar në automjete, por katër prej tyre fatkeqësisht nuk kanë mbijetuar dot.