LAJMI FUNDIT / Aksidentohet teksa po punonte në HEC, humb jetën 51-vjeçari në Lenie të Gramshit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.
Një 51-vjeçar i cili punonte në ndërtimin e një HEC-i është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, nëse 51-vjeçari është rrëzuar apo është zënë poshtë nga mjetet e rënda
Policia ndërkohë është duke shkuar në vendin e ngjarjes për hetimin e aksidentit.
Gramsh/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.