Lajm: Nisi shërbimi më i ri në Mencën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Shërbimi i Dashurisë” nën kujdesin e Atë Nikolla Kodhelit.
Lajm:
Nisi shërbimi më i ri në Mencën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë “Shërbimi i Dashurisë” nën kujdesin e Atë Nikolla Kodhelit.
Nga data 1 Shkurt 2024, Menca “Shërbimi i Dashurisë” në kryeqytet nisi shërbimin më të ri për tu ardhur në ndihmë motrave dhe vëllezërve në nevojë të cilët nuk janë në gjëndje të shkojnë ta marrin ushqimin në Mencë për arsye shëndetësore ose të moshës së kaluar, duke u ofruar ushqimin në shtëpitë e tyre. Tashmë Menca e Kishës ofron ushqimin e përditshëm jo vetëm për 300 persona që shkojnë çdo ditë në ambientet e saj por edhe 50 personave të tjerë duke ja u dërguar ushqimin në shtëpitë e tyre.
Le të mbështesim Mencën e Kishës tonë për tu ardhur në ndihmë motrave dhe vëllezërve tanë!