Kryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë, pëson hemorragji gastrike
TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos do të dërgohet për mjekim më të specializuar në Athinë. Kjo për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. 95-vjeçari, i cili ndodhej në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur përkeqësim. Kështu, u dërgua me avion në Athinë pasi iu vu në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.
Sipas informacioneve të “Protothema“, Janullatos do të shtrohet në spitalin “Evangelismos”. Megjithatë, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, edhe pse ka raportime se ka pasuar hemorragji gastrike.