Kronikë 2 Aktualitet Besimtarët mysliman në Elbasan dhurojnë gjak për fëmijët talasemik dhe rastet emergjente Besimtarët mysliman në Elbasan
Kronikë 2 Aktualitet
Besimtarët mysliman në Elbasan dhurojnë gjak për fëmijët talasemik dhe rastet emergjente
Besimtarët mysliman në Elbasan kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë dhe spitalin Rajonal të Elbasanit për të menaxhuar rastet e aksidenteve.Pas një thirrje publike të bërë nga hoxhe Dorian Balliu, besimtarët u vunë në dispozicion të specialistëve të bankës së dhurimit të gjakut, për të dhuruar gjak. Akti i dhurimit vullnetar është bërë në xhaminë “Sulejman Pasha”.Ideatori I nismës u shpreh se të dhuruarit gjak është një akt human,I cili në kuran njihet “sevap”.
Sinkron: Dorian Balliu-Hoxha iniciator
Sinkron: Agim Duka-Myftiu Elbasan
Më shumë se 50 besimtarë praktikantë e kanë pranuar me shumë solidaritet dhe pasi i janë nënshtruar vizitës kanë dhuruar gjak nën moton “dhuro gjak, shpëto një jetë”.Mes tyre kishte edhe besimtarë që dikur kanë shtrirë dorën për këtë lëndë bazike.
Sinkron: tre besimtarët
Nevojat për gjak mbeten të larta në vend. Vetëm në Elbasan vuajnë 37 fëmijë nga kjo sëmundje dhe kanë nevojë për transfuzion çdo tri javë.Mjekët janë të lumtur që niveli I dhurimit është rikthyer me atë të parapandemisë.
Sinkron: Ermira Alizoti-Mjeke
Sinkron: Ened Llapushi-Sekretar I Kryqit të Kuq Elbasan
Mungesa e dhuruesve të gjakut është një problem disa vjeçar që ka shkaktuar herë pas here dhe emergjenca për bankat e gjakut.