Kronike 1 Sociale Marshim nga femije dhe te rinj në Elbasan :”Mafia ka me shume frik®, nga shkolla sesa nga drejtesia” Nën moton “Mafia ka me shumë frike, nga shkolla sesa nga drejtësia”nënës të shkollave 9 të vjeçare dhe te Mesme në Elbasan marshuan ne shenje simbolike per të perkujtuar 21 marsin
Kronikë 1 Sociale
Marshim nga fëmijë dhe të rinj në Elbasan :“Mafia ka më shumë frikë, nga shkolla sesa nga drejtësia”
Nën moton “Mafia ka më shumë frikë, nga shkolla sesa nga drejtësia”nxënës të shkollave 9 të vjeçare dhe të Mesme në Elbasan marshuan në shenjë simbolike për të përkujtuar 21 marsin “Ditën e Kujtesës dhe Përkushtimit në përkujtim të viktimave të pafajshme të mafias”.Me pankarta dhe mesazhe ndër duar dhe tollumbace në ngjyrë të verdhë që simbolizojnë paqen të rinjtë e nisën marshimin e tyre nga teatri Skampa dhe vijuan deri në sheshin Gensher. Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Joscelyn Sajmir Bakalli pohoi se kur mesazhet përcillen nga të rinjtë ka dhe më shumë impact.
Sajmir Bakalli- Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Joscelyn
Aktiviteti synon që të ndërgjegjësojë fëmijët, të rinjtë por edhe anëtarët e komunitetit në lidhje me mos përfshirjen në veprimtari kriminale.Veë fëmijët dhe të rinjtë theksuan se ndjehen të rrezikuar nga mafia e cila tashmë është duke përdorur rrjetet sociale për të arritur tek ata.
Sinkron; të rinjtë
Në Shqipëri tashmë ka filluar që organizatat e shoqërisë civile si Fondacioni Joscelyn dhe
ENGIM Albania të zhvillojnë aktivitete sociale në pronat e konfiskuara nga krimi i
organizuar, konkretisht në qytetin e Elbasanit dhe në atë të Fierit duke hapur dyert për një
publik të gjërë jo vetëm në ofrimin e shërbimeve por edhe duke ndërgjegjësuar komunitetet
dhe të rinjtë për mos përfshirje në veprimtari kriminale.