Korçë / “Bëhu edhe ti pjesë e Policisë së Shtetit!”.
Takim informues me të rinjtë, për t’i motivuar e orientuar ata që ta kenë Policinë e Shtetit, zgjedhje të parë profesionale.
Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë organizuar një takim me nxënësit e shkollave të mesme të qarkut, me qëllim informimin e tyre mbi rëndësinë e të qenit pjesë e Policisë së Shtetit, prezantimin me kurrikulat dhe organigramën e Akademisë së Sigurisë dhe qartësimin e të rinjve mbi kriteret e pranimit dhe modalitetet e aplikimit për t’u bërë pjesë e kësaj akademie.
Gjatë këtij takimi ku pjesëmarrja e të rinjve ka qenë e lartë, ata kanë parashtruar shumë pyetje dhe kanë qenë kuriozë për të mësuar më shumë mbi objektin e punës të punonjësit të policisë, sakrificat në profesion dhe përgjegjësinë që duhet të tregojë në ruajtjen dhe sigurimin e rendit publik.