Kontrata 115 mijë euro: Bleona Qereti padit në prokurori arkitektët, nuk i mobiluan siç donte shtëpinë e prindërve
Një kompani private që meret me arkitektimin dhe mobilimin e zyrave, banesave, akuzohet se mashtruar këngëtaren e njohur Bleona Qereti.
Këngëtarja kishte lidhur një kontratë me kompaninë e aredimit, ku qëllimi ishte mobilimi I plotë i shtëpisë së prindërve në Tiranë.
Vetë këngëtarja jetonte në Amerikë, duke ndjekur kryerjen e punimeve dhe mobilimin e shtëpisë, përmes fotove dhe videove që i dërgonin arkitektët e kompanisë ë ajo kishte zgjedhur për mobilim.
Por kur aredimi është kryer dhe këngëtarja ka paguar një shumë prej gati 115 mijë euro, kjo e fundit është kthyer në Shqipëri, duke monitoruar mobilimin, cilësinë e tij dhe aksesorëve të tjerë elektrikë.