a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetKohët e fundit është shfaqur një pseudo-klerik me emrin Nikolla Bllazhde Xhufka, i veshur me rrobat e klerikut, i vetëshpallur si i tillë – lëshon mesazhe fyese dhe shpifëse kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë, klerikëve dhe drejtuesve të saj. Ju sqaroj me përgjegjësi, se ky person nuk është klerik dhe nuk ka qenë në asnjë moment.

Kohët e fundit është shfaqur një pseudo-klerik me emrin Nikolla Bllazhde Xhufka, i veshur me rrobat e klerikut, i vetëshpallur si i tillë – lëshon mesazhe fyese dhe shpifëse kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë, klerikëve dhe drejtuesve të saj. Ju sqaroj me përgjegjësi, se ky person nuk është klerik dhe nuk ka qenë në asnjë moment.

Kohët e fundit është shfaqur një pseudo-klerik me emrin Nikolla Bllazhde Xhufka, i veshur me rrobat e klerikut, i vetëshpallur si i tillë – lëshon mesazhe fyese dhe shpifëse kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë, klerikëve dhe drejtuesve të saj. Ju sqaroj me përgjegjësi, se ky person nuk është klerik dhe nuk ka qenë në asnjë moment.

Pseudokleriku i emisioneve show dhe satirike Nikolla Bllazhde Xhufka

Kohët e fundit është shfaqur një pseudo-klerik me emrin Nikolla Bllazhde Xhufka, i veshur me rrobat e klerikut, i vetëshpallur si i tillë – lëshon mesazhe fyese dhe shpifëse kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqiperisë, klerikëve dhe drejtuesve të saj.
Ju sqaroj me përgjegjësi, se ky person nuk është klerik dhe nuk ka qenë në asnjë moment.
Deklarata e Mitropolisë së Elbasanit e datës 16 nëntor 2022 hedh dritë mbi këtë person. Aty thuhet për Nikolla Bllazhde Xhufkën se:
1. Ai pretendon se është dorëzuar nga një person serbo-rumun, i cili nuk ka asnjë lidhje me Kishen Ortodokse dhe nuk është klerik i saj.
Për më tepër ky pseudoepiskop me rekorde kriminale erdhi në Elbasan me simbole të sajuara dhe të dyshimta, duke u prezantuar si rumun, por duke folur serbisht.
Madje dyshimet e këtyre veprimeve shtohen edhe kur prejardhja e Nikolla Bllazhde Xhufka është sllave.

2. Nikolla Bllazhde Xhufka nuk ka asnjë arsim formues teologjik. Mungesa e formimit fetar bën që deklaratat e tij mediatike në lidhje me besimin ortodoks të jenë të gabuara dhe disinformuese.
3. Ky person nuk varet nga asnjë autoritet kishtar dhe nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij.
Nikolla përfaqëson vetëm veten e tij, nuk ka as kishë as komunitet besimtarësh, pavarësisht deklaratave pompoze që bën herë pas here në media.
4. Ka improvizuar në bodrumin e shtëpisë së tij, atë që e quan “kishë”, duke mashtruar haptazi edhe në media se bëhet fjalë, gjoja për një“kishë paleokristiane – katakomb”.
5. Mashtron dhe gënjen haptazi dhe në media se ka kryer studime fetare ndërkohë që ska bërë anjë të tillë. Sa për saktësi, ka mbaruar shkollën e mesme profesionale për teknologji – ushqimore në Elbasan, madje përsëritës i vitit të fundit.
6. Bën deklarata “patriotike”, ndërkohë përbuz dhe tallet me klerikët ortodoksë shqiptarë, gjithashtu vë në lojë dhe ironizon seriozitetin e liderëve fetarë dhe të klerikëve të besimeve të tjera.
I vetmi interes i tij është shfaqja mediatike dhe tërheqja e opinionit publik, pavarësisht dëmit që i shkakton figurës së klerikut dhe besimit ortodoks.

Deklaratat e tij të papërgjegjëshme në media, nën maskën e petkut fetar, shkaktojnë pakënaqësi, duke nxitur rivalitet mes besimeve fetare, mungesë respekti reciprok dhe për pasojë urrejtje ndërfetare.”

Nikolla Bllazhde Xhufka, me injorancen e tij fetare çdo ditë bie në gabime të tilla, si ai kur veshi një tjetër person me rrobat e klerikut, që është viktima e rradhës e mashtrimit të tij.

E shohim me shqetësim mediatizimin e tij. Marrja e informacionit paraprak nga mediat për personin në fjalë, i cili nuk i përket asnjë komuniteti fetar, nuk ka asnjë autorizim, nuk ka formim përkatës dhe nuk përfaqëson askënd përveç vetes së tij, do e bënte të qartë përse nuk meriton të merret seriozisht.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë është i vetmi autoritet shpirtëror dhe zyrtar që garanton ruajtjen dhe promovimin e parimeve dogmatike dhe kishtare, e cila udhëhiqet nga organet e saj legjitime në përputhje me statutin dhe kanonet kishtare.

I bëjmë thirrje çdo njeriu vullnet mirë, besimtar apo patriot qoftë, që të mos bini pre e mashtrimit të këtij pseudokleriku, i cili mbështetet financiarisht nga qarqe nacionaliste për të sjell përçarje fetare dhe kombëtare në Shqipëri dhe në rajon, Kosovë dhe Maqedoni duke kryer një veprimtari antikishtare, antifetare ndaj harmonisë së Komuniteteve Fetare tradicionale në Shqipëri, dhe anti kombëtare nëpërmjet fjalëve dhe deklaratave të tij me frymë nacionaliste, fjalor urrejtje dhe mllef.

Nga: Alekandër Dimroçi
Katekist në Kryepiskopatën e Hirshme, Tiranë

/ RADIO NGJALLJA /

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment