Këpucarët e fundit, mjeshtri i Elbasanit : Profesioni ynë po zhduket! Prej 4 dekada e gjysëm Bajram Cani ushtron profesionin e këpucarit në qytetin e Elbasanit.
Këpucarët e fundit, mjeshtri i Elbasanit : Profesioni ynë po zhduket!
Prej 4 dekada e gjysëm Bajram Cani ushtron profesionin e këpucarit në qytetin e Elbasanit.
Në vitin 1979 ishte vetëm 15 vjeç kur filloi punë si montues në Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve.E trashëgoi me dashuri nga brezi i asaj kohe, por vetë nuk ka mundur dot ta trashëgojë pasi thotë se të rinjtë e sotëm nuk kanë interes për zanatet.
Sinkron: Bajram Cani- Këpucar
Në kohën kur disa zanate rrezikojnë të zhduken këpucari nga Elbasani thotë se shteti duhet të investojë për të zgjuar interesin e të rinjve.
Sinkron: Bajram Cani- Këpucar
Bajrami thotë se ka klientët e tij që prej vitesh kanë zgjedhur të përdorin këpucët e prodhuara nga duart e tij pasi kanë një cilësi të mirë , por ajo që i step është çmimi.
Sinkron: Bajram Cani- Këpucar
Edhe pse sot është gjashtëdhjetë vjeç Albert Cani tregon se ish-kolegët e tij kanë dalë në pension dhe se ky profesion është drejt zhdukjes. Teksa i përket gjeneratës së fundit të zanatçive këpucari nga Elbasani pohon se do të punojë deri sa të mundet.