Katër varre në një shtëpi, dalin fotot, babai me dy djemtë e nipi u mbytën mbrëmë në liqenin e Banjës
Publikohen fotot e katër pjesëtarëve të familjes Zogu që u mbytën mbrëmë në liqenin e Banjës në Gramsh.
Babai me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Banjës, teksa kishin shkuar atje për tu larë. Familja Zogu në Gramsh ka hapur sot dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit, Arben Zogun, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipin e 46-vjeçarit Melsi Zogu, 20 vjeç.