Kandidati i partisë socialiste për bashkinë e Gramshit Besian Ajazi vazhdon takimet elektorale në gjithë rrethin e Gramshit.
Kandidati i partisë socialiste për bashkinë e Gramshit Besian Ajazi vazhdon takimet elektorale në gjithë rrethin e Gramshit. Takimin e radhës e zhvilloi me banorët e fshatit Skënderbegas ku diskutoi planin e ardhshëm 4-vjeçar nën drejtimin e bashkisë Gramsh. Në postimin e tij në faqen zyrtare në
facebook ai ka shkruar:
Në fshatin Skënderbegas në Njësinë Administrative Skënderbegas u takuam me banorët e këtij fshati me të cilët diskutuam mbi planin dhe vizionin tim për drejtimin e Bashkisë Gramsh pas 14 Majit.
Iu paraqita atyre ambicien time personale por dhe të nevojshme për të rritur vëmendjen e investimeve të bashkisë për zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit, si një kontributor shumë I rëndësishëm në ekonominë lokale.
Do të mbështesim aktivitetin e fermerëve në fshatrat e Gramshit përmes politikave vendore që nxisin dhe promovojnë vlerat dhe produktet e fermerëve në fshatrat e Gramshit.
Jam I sigurt qe bashkë do tja dalim, nëse me 14 Maj i japim mundësinë të ecë përpara me ritme të shpejta.
#GramshiNukKaKohëPërTëHumbur #BashkëDoTjaDalim