I vendoset lende plasese zyres noteriale ne Lezhe.
Autoret jane kapur nga kamerat e siguriseNjë sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Lezhës, pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, dy persona janë parë duke vendosur lëndën plasëse para se të largoheshin.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet se noteri Fran Gjoni është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është përfshirë në politikë si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për deputet.Deri më tani, as noteri Fran Gjoni dhe as vëllai i tij, Gjin Gjoni, nuk kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje.