Homazhe në nderim te 82 vjetorit te formimit te batalionit partizan gramshiot “Verce-Sulove “
Populli dhe Atdheu perjete mirenjohes …
. 1943 – 18 Gusht – 2025
… Veprimtari perkujtimore ne nderim te 82 vjetorit te formimit te batalionit partizan gramshiot “Verce-Sulove ” … !
Nga : Ardian Mullai
( Sekretar i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Bashkise Gramsh )
… Qyteti i vogel i Gramshit sot ne feste … Qe ne oret e para te mengjezit tinguj te kengeve partizane qe na sjellin ne memorjen historike ato vite te largeta por te trazuara e te zjarrta te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare kunder nazifashizmit per clirimin e Atdheut ku shkelqeu heroizmi partizan dhe ai masiv popullor gramshiot …
… 18 gushti eshte kthyer per trevat atdhetare te Verces, Suloves e Tomorices ne nje feste tradicionale e mbarepopullore per te gjithe gramshiotet nder vite … Dikur kjo feste organizohej 1 dite te plepat afer lumit Devoll e me pas te pedonalja e qytetit per 4 dite me rradhe duke i dhene pamjen e nje eventi magjik festiv me kenge e recitime nga kengetare gramshiote e te ftuar nga qytete te tjera te vendit duke i’a shtuar hijeshine …
… Sivjet u planifikua te fusha sportive “Mentar Dermyshi ” , por pas atyre diteve trishtuese , te dhimbshme e tronditese te vatrave dhe flakeve te zjarrit ne Sojnik te njesise administrative Kukur e ne Kullollas , Bletez, Skenderbegas te njesise administrative Skenderbegas ku pati humbje ne njerez, blegtori , shtepi , peme frutore …etj … , natyrisht Bashkia e anulloi dhe ndihmoi me te gjitha institucionet e saj me perkushtim e devocion te larte profesional e njerezor me dite e nete te tera ne fshatrat ku pati
deme dhe pasoja … Ndihmesa e Bashkise Gramsh dhe Nenprefektures Gramsh por edhe nga Qarku Elbasan dhe Ministria e Mbrojtjes ishte maksimale duke ndihmuar komunitetin ne keto fshatra per mbrojtjen nga zjarri dhe eliminimin e pasojave ku morali gramshiot ishte ne nivelin me te larte …
Mirenjohje te gjithe institucioneve dhe njerezve qe me kurajo e guxim ndihmuan e sakrifikuan ne ato dite te veshtira dhe perballimin e stresit psikologjik ku solidariteti njerezor ishte i jashtezakonshem …
… Sot me 18 gusht ne oren 09.00 u bene homazhe ne varrezat e deshmoreve te Bashkise Gramsh …
… Merrnin pjese pasardhes veterani, pjesetare e te aferm te familjeve te deshmoreve te Atdheut, te rinj e te reja, qytetare dhe perfaqesues te shoqatave atdhetare e kulturore …
Nderuan me pjesemarjen e tyre Kryetari i Bashkise Gramsh z.Besion Ajazi, Nenprefekti z.Albert Ceci, Kryetari i Keshillit Bashkiak z. Eno Zani, Kryetarja e Partise Socialiste znj.Besmira Bracja, Nenkryetari i Komitetit Kombetar VP te LANC-it te Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit ” z.Petrit Bregu dhe anetari i Kryesise te ketij Komiteti z.Hysen Tabaku, Kryetarja e Organizates se VP te LANC-it Gramsh znj. Fiqerete Bici dhe Kryetari i Organizates se Deshmoreve te Atdheut OKDA, dega Gramsh z.Abedin Bici, Sekretari i Shoqates “Skenderbegasi”- “Nderi i Kombit” , dega Gramsh major ne pension Ramazan Mane , …etj ..
… U ekzekutua Himni Kombetar …
… U vendosen kurora dhe buqeta me lule nga institucioni i Bashkise, Nenprefektura , Komiteti Veteraneve dhe OKDA si dhe shoqatat atdhetare dhe qytetare … , ne memorialin e deshmoreve te Atdheut te Bashkise Gramsh si dhe te busti i komandantit partizan Kapo Lena ne nje nga lulishtet ne bulevardin kryesor te qytetit …
… Pershendeten ne kete event perkujtimor e atdhetar Sekretari i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh z.Ardian Mullai , ne emer te Komitetit Kombetar te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit ” dhe te Kryetarit Prof.Dr.Hulusi Hako pershendeti anetari i Kryesise z.Hysen Tabaku si dhe pershendeti Kryetari i Bashkise Gramsh z. Besion Ajazi …
… Sa here qe perkujtojme 18 gushtin ne perulemi me mirenjohje e veneracion para vepres dhe gjakut te deshmoreve, te luftetareve te Lirise te atij brezi te arte qe bene Luften Antifashiste Nacionalclirimtare, permes sakrificash e privacionesh te panumurta me dhimbje, lot dhe gjak njerezor per clirimin e Atdheut nga nazifashizmi ne L2Boterore si me e pergjakshmja ne historine e njerezimit …
… Dhe 18 gushti i vitit 2025 perkon me 82 vjetorin e formimit te batalionit partizan gramshiot “Verce-Sulove ” qe pati komandant Kadri Musai dhe Kapo Lena dhe Komisar politik Adem Krasniqi e me pas Kico Samara … Ky formacion luftarak perballoi denjesisht dy Operacione luftarake famekeqe gjermane : Operacionin armik te Dimrit te vitit 1943 -1944 dhe Operacionin armik te Qershorit 1944 …
… Batalioni partizan “Verce-Sulove” ne aspektin gjeografik pati nje shtrirje te gjere dhe veproi , ne Verce, Sulove e Tomorice, ne Moglice e Gore Opar, ne Qafen e Gjarperit dhe Gurit te Prere ne Skrapar, ne Dumre, ne mbrojtjen e punimeve te Konferences se Dyte ne Labinot, ne Shpatin e Pare e Shpatin e Dyte, ne Librazhd e Peqin, ne Qafe Kerrabe e Kucove te Beratit etj ndersa ne aspektin ushtarak kreu veprime luftarake te nivelit taktik dhe taktiko-operativ ne bashkepunim me Br1S, Br4S dhe Br5S partizane … Ky formacion luftarak tregoi me vepra se LANC-i ishte nje Lufte clirimtare dhe vetem clirimtare dhe jo nje “lufte civile ” , sanksionoi se antifashizmi shqiptar ishte pjese e antifashizmit Boteror , ku Ushtria NCL partizane dhe populli yne mbajten anen e duhur te historise duke u rreshtuar ne Koalicionin e Madh Antifashist Boteror Anglo-Sovjeto-Amerikan …
… LANC-i eshte nderim dhe krenari ne rrjedhen e historise …
… 18-te gushti mbetet ne memorjen e popullit atdhetar gramshiot dite simbol e formimit te batalionit partizan “Verce-Sulove ” i njohur si batalion i pushkes dhe i beses , i shpreses dhe qendreses qe u rreshtua denjesisht ne Br17S dhe te Ushtrise NCL partizane …
… Bashkia organizoi edhe nje koktej per pjesemarresit …
… Lavdi Luftes Antifashiste NCL , Ushtrise NCL partizane dhe popullit tone qe cliruan Atdheun nga nazifashizmi …!
… Lavdi 122 deshmoreve te trevave te Verces, Suloves e Tomorices se Gramshit si dhe 28 mije deshmoreve te Atdheut …!
Date 18 gusht 2025