a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreHISTORI NJERËZORE/ 50 vite tornitor në Gramsh. Profesionisti është sot ndër të fundit të këtij zanati

HISTORI NJERËZORE/ 50 vite tornitor në Gramsh. Profesionisti është sot ndër të fundit të këtij zanati

HISTORI NJERËZORE/ 50 vite tornitor në Gramsh. Profesionisti është sot ndër të fundit të këtij zanati

Dikur uzina mekanike e Gramshit numëronte qindra profesionistë të fushës, ndërsa sot ky zanat thuajse po zhduket.

Një ndër ta që ka mbetur ende e ushtron këtë profesion prej 50 vitesh është Shefqet Kumria. Për të 5 dekada punë nuk janë shumë. Ai punon me të njëjtin zell si atëherë kur fitoi të drejtën për të marrë mësimet e para të këtij zanati.

Ndryshe nga të rinjtë, profesionistët e vjetër nuk ndahen dot nga tradita dhe madje i gjen në punë çdo orë të ditës. Shefqeti rrëfen për Euronews Albania lidhjen e veçantë me këtë profesion edhe pse ka ende rezervat e tij.

“Kam qenë shumë i lidhur, me kalimin e viteve akoma më shumë dhe e ushtroj këtë profesion prej 50 vitesh. Punoj të gjitha zanatet, jam krenar që kam punuar 50 vjet në ata ndërmarrje, por një gjë më vret me trishton, sepse atëherë kur hyra unë 15 vjeç shikoja që ishte vëmendja maksimale e shtetit, ndërsa tani nuk është as minimalia”,-tha Shefqet Kumria, tornitor.

Për shumë profesione edhe pse nevoja e tregut është e lartë për profesionistë interesi i të rinjve është i vakët pasi mungon stimulimi ekonomik.

“S’ka kushte, nuk ka pagesa, nuk ka kërkesa. Përshembull janë shkollat profesionale që janë hapur tani por këtu në Gramsh nuk ka shumë preferenca, sepse edhe paguhen pak. Janë paguar pak historikisht.”

Pas më shumë se 50 vitesh punë si tornitor Shefqeti ndihet krenar, por i varfër. Miqtë e tij vendosën të emigrojnë dhe tani janë të pasur ndërsa për të jeta ka qenë krejt ndtryshe, dhe kjo vëtëm për dashurinë që kishte për profesionin.

“Jam edhe krenar që kam punuar 50 vjet, por fëmijët mua më kanë kritikuar, se i lash fukarenj. Sepse nuk kishte paga, pse nuk ika në emigracion. Shokët e mi që ikën në emigracion e morën veten ekonomikisht, ndërsa unë jo. Po unë isha i dashuruar me uzinën se se si duket ishte dhe geni aty se aty në atë uzinë ka punuar edhe babai im kur ndërtohej uzina. Dhe ai kështu nuk ë ndërroi ndërmarrjen, tërë jetën në ndërtim punoi derisa doli në pension. Edhe unë në uzine mekanik tërë jetën, derisa ta lej unë unë tani në pension, sepse jam në finishin e fundit.”

Uzina Mekanike e Gramshit ka qenë vendi i punës për qindra familje të këtij qyteti. Dikur në këtë uzinë filloi aktiviteti për prodhimin e armëve dhe më pas kjo ndërmarrje u shndërrua në një ndërmarrje demontimi.

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment