Hidhen molotovë edhe tek Bashkia e Tiranës
Pas protestës së Kryeministrit, militantët e PD-së shkuan tek Bashkia e Tiranës ku kanë hedhur molotovë. Protesta u përshkallëzua kur mori fjalën Berisha, pasi në drejtim të Kryeministrisë nisi hedhja e koktejleve të molotovit. Pasi Berisha mbylli fjalën e tij, protestuesit të shoqëruar nga forcat e policisë, iu drejtuan Bashkisë së Tiranës, ku edhe aty hodhën bomba molotov.