Gramshi në mbështetje së nismës të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
Në kuadër të thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh u bë pjesë për dhurimin vullnetar të gjakut.
Qëllimi i nismës ishte ndihma për pacientët që kanë nevojë të vazhdueshme për transfuzione, si ata me talasemi, sëmundje kronike, pacientët në dializë apo të aksidentuarit.
Falë bashkëpunimit me Bashkinë Gramsh, Zyrën Vendore Arsimore, Degën e Postës Shqiptare, si dhe mbështetjes së qytetarëve dhe institucioneve vendore. Kjo nisëm u kthye në një ditë solidariteti dhe humanizmi.

English
French
German
Italian

