a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeKryesoreGramshi në interesin e turistëve Një grup peshkatarësh nga Kosova mrekullohen nga zonat turistike Nga të dhënat që disponojnë zyrat e turizmit në Bashkinë Gramsh

Gramshi në interesin e turistëve Një grup peshkatarësh nga Kosova mrekullohen nga zonat turistike Nga të dhënat që disponojnë zyrat e turizmit në Bashkinë Gramsh

Gramshi në interesin e turistëve Një grup peshkatarësh nga Kosova mrekullohen nga zonat turistike Nga të dhënat që disponojnë zyrat e turizmit në Bashkinë Gramsh

Ekspedita dy ditore e H.A.C ”ANGROS” midis Shipërisë 1 dhe 2 Korrik 2023, nuk ishin dy ditë të mjaftueshme për t’i sodisur tërë bukuritë e rralla të kësaj zone në gadishullin e vjetër Ilirik.

Ekspedita filloi në Belshin e bukur turistik të karakterizuar me liqej nga të cilet nuk ju dihet fundi.

Rruga drejt Gramshit nga Elbasani shton madhështinë e kësaja zone me digen e hidrocentralit të Banjës duke krijuar liqenin me pamje spektakulare.
Mandej Kanioni i Holtës, një bukuri e rrallë natyrore sikur nëpër përrala, të magjeps nga ngushticat dhe lartësia k’u nuk mund të shihet herë pas here as qielli. Kthinat e kanionit, shkëmbinjët gjigand si dhe uji termal të parandjenjë se je futur krejtësish në një botë tjeter.
Darka e shtruar pran Liqenit të Banjës sukur të rritë oreksin duke shijuar përveç ushqimit trdicional të zones edhe pamjen panoramike të Liqenit.

Qyteza e Gramshit, Autobusi na shpie drejt qendrës së qytetit aty k’u dhe kishim të reservuar Hotelin, por rruga e kësaj qendre përveç që ishte rezervura vetëm për shëtitore, siç e quanim ne dikur “Korzo” në kohen e mbramjes, ajo ishte e mbushur me njerëz që shtisnin të qetë. Rruga ishte e ndaluar për mjete të rënda si dhe me kohë të kufizuar për mjete tjera, në krye të saj qëndrojnë policia, bisedojmë me ta dhe ju tregojmë për rezervimin dhe qëllimin e vizitës, dy policë të entuziazmuar nga vizita e një numri të madh të vizitorëve jo vetëm që na hapin rrugën për të prishur qetësinë e shetitorës por me gjithë zemër na uruan mirëseardhje . Kalojmë një natë në Gramsh, në një vend jashtëzakonisht të qetë, me njerëz shumë mikëprites e të kuluruar.
Ujëvara e Sotirës, një nga ujëvarat më të veçanta k’u nga e qara e shkëmbit rrjedh uji i cili vie nga Mali i Tomorit, pamja është madhështore, aty janë disa ujëvara nga të cilat krjohet zhurma ujore që jehonën e saj e shpërndanë gryka e malit me kilometra larg. Largimi nga kjo ujëvarë nuk ishte i lehtë, vëshirë të largohesh nga një bukuri e rrallë.

 

Hiking Adventure Club “Angros”

 

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment