a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramsh/Stuhi dëbore, bllokohet fshati Rovje

Gramsh/Stuhi dëbore, bllokohet fshati Rovje

Gramsh/Stuhi dëbore, bllokohet fshati Rovje

Reshjet intensive të dëborës dhe stuhitë e fuqishme gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim në zonat malore të rrethit të Gramshit. raporton se në fshatin Rovje, trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra, ndërsa në disa segmente rrugore, për shkak të vortekseve, ajo ka kaluar deri në 2 metra.

Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Autoritetet dhe banorët lokalë apelojnë për ndërhyrje urgjente për hapjen e rrugëve dhe normalizimin e qarkullimit në zonë.

Gazetari Shkëlzen Henkoja

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment