a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeEkonomiGramsh / Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane

Gramsh / Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane

Gramsh / Salla: Prodhimet organike shqiptare po konsolidojnë praninë në tregjet europiane

Produktet “Made in Albania” po fitojnë gjithnjë e më shumë vend në tregjet ndërkombëtare, falë cilësisë dhe përkushtimit të fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë.

Një shembull i këtij angazhimi është SHBB “Bio-Holta” në fshatin Ceruj (Gramsh), ku Shefqet Hysa, agronom i njohur për mjeshtërinë e tij, prodhon raki, verë dhe bimë medicinale që tashmë eksportohen edhe drejt Austrisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ishte në Ceruj, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Besian Ajazi, vizituan SHBB “Bio-Holta”, një sipërmarrje model e ngritur me përkushtim nga agronomi Hysa.

“Bio-Holta” është kthyer në një pikë referimi për prodhimin e verës, rakisë dhe bimëve mjekësore, duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me standardet moderne të kultivimit organik. Shefqet Hysa është i pari në Gramsh që prodhon raki ekskluzivisht nga rrushi organik, ndërsa bashkëpunimi i tij me fermerët e zonës ka siguruar ruajtjen e plotë të zinxhirit të vlerës së produktit.

Falë mbështetjes nga Skema Kombëtare për prodhimin organik, ai ka ulur kostot dhe ka rritur cilësinë, duke forcuar më tej pozitën e markës “Made in Albania” në tregjet europiane, përfshirë edhe Austrinë.

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment