Gramsh / Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha”, në prag të Vitit të Ri 2024, arrin një tjetër sukses, merr kupën e Festivalit të IV mbarëkombëtar të interpretuesve të këngës popullore për fëmijë “Këngë jeho”.
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Adem Hoxha”, në prag të Vitit të Ri 2024, arrin një tjetër sukses, merr kupën e Festivalit të IV mbarëkombëtar të interpretuesve të këngës popullore për fëmijë “Këngë jeho”.Ky festival organizohet nga QKF Durrës në bashkëpunim me RTSH dhe përzgjedhja e ndarja e çmimeve bëhet nga një juri profesionistësh. Këngët dërgohen onlajn, të kënduara nga fëmijët dhe të realizuara me vidioklipe që pasqyrojnë bukuritë e qytetit apo zonës etnokulturore të këngës konkuruese. Edhe në tre festivalet e mëparshëm, QKF GRAMSH, është paraqitur shumë mirë dhe është vlerësuar me çmim të parë (në kategorinë këngë e re), por këtë vit( 27 dhjetor 2023) vlerësimi ka qënë maksimal, pra është vlerësuar për të gjithë komponentët dhe ka marrë KUPËN E FESTIVALIT me këngën tradicionale të Gramshit, “Sy or syri i zi”, kënduar dhe kërcyer nga vajzat e talentuara Elisa Dërmyshi dhe Emili Shaliu.Vidioklipi është realizuar nga Eri Dërmyshi.Ky sukses është meritë e punonjësve të sektorit të artit në QKF, të cilët punuan me përkushtim për ta realizuar këngën sa më bukur, por duhet vlerësuar dhe talenti dhe dashuria me të cilën kanë interpretuar vajzat e vogla, Elisa dhe Emili.Ky çmim, gëzon dhe bën krenarë jo vetëm ata që punuan e realizuan këngën, po të gjithë ne, sepse kur shikon që folklori ynë i Gramshit, trashëgohet bukur tek të vegjëlit, jemi shpresëplotë për ruajtjen e vlerave dhe thesareve tona kulturore.