a
Copyright Mikado Themes 2016
Copyright Channelnewsgramshi.com
HomeAktualitetGramsh / Ndahet nga jeta veterani i LANC z. Njazi Kurti … Lamtumire Veteran i nderuar dhe luftetar i Lirise se Atdheut …! . Te nderuar pjesemarres … ! I japim lamtumiren e fundit Veteranit te nderuar te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare , luftetarit te Lirise se Atdheut dhe partizanit te Br1S sh. Njazi Kurti apo xha Njaziut sic e therritnim te gjithe me respekt e mirenjohje …

Gramsh / Ndahet nga jeta veterani i LANC z. Njazi Kurti … Lamtumire Veteran i nderuar dhe luftetar i Lirise se Atdheut …! . Te nderuar pjesemarres … ! I japim lamtumiren e fundit Veteranit te nderuar te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare , luftetarit te Lirise se Atdheut dhe partizanit te Br1S sh. Njazi Kurti apo xha Njaziut sic e therritnim te gjithe me respekt e mirenjohje …

Gramsh / Ndahet nga jeta veterani i LANC z. Njazi Kurti … Lamtumire Veteran i nderuar dhe luftetar i Lirise se Atdheut …! . Te nderuar pjesemarres … ! I japim lamtumiren e fundit Veteranit te nderuar te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare , luftetarit te Lirise se Atdheut dhe partizanit te Br1S sh. Njazi Kurti apo xha Njaziut sic e therritnim te gjithe me respekt e mirenjohje …

Ndahet nga jeta veterani i LANC z. Njazi Kurti …

Lamtumire Veteran i nderuar
dhe luftetar i Lirise se Atdheut …!

. Te nderuar pjesemarres … !
I japim sot lamtumiren e fundit Veteranit te nderuar te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare , luftetarit te Lirise se Atdheut dhe partizanit te Br1S sh. Njazi Kurti apo xha Njaziut sic e therritnim te gjithe me respekt e mirenjohje …
I shprehim ngushullimet tona si Kryesin e Komitetit te VP te LANC-it , ne keto momente te dhimbshme e tronditese familjes se Tij , djalit Erjonit dhe bashkeshortes Nazmie , mbeses Anusha e nipit Arberit , vellait Saliut si dhe gjithe te afermve .
E shihnim perdite xha Njaziun , teper njerezor e me natyre te qete , modest , i urte e i sjellshem duke ecur cdo dite ne shetitoren kryesore te Qytetit tone te vogel si dhe ne lagjen ” 18 Gushti ” ku banonte , i mbeshtetur mbi bastun si shoke te pandare si dhe me nje veshje te paster per t’u patur zili qe edhe pse ishte 94 vjec rrezatonte miresi , kulture dhe etike duke sfiduar vitet , moshen dhe kohen …
Jeta e ketij veterani te respektuar e te nderuar nuk ka qene aspak e lehte por ka kaluar permes veshtiresive e sakrificave te panumurta duke shprehur e reflektuar shpirt te paepur njerezor .
Xha Njaziu lindi me 25 prill 1929 ne fshatin Shemberdhenje (sot Skenderbegas) te njesise administrative me te njejtin emer Skenderbegas , ne nje familje me tradita e ndjenja atdhetare e patriotike e njohur ne Tomorice e Sulove . Me vone ne vitin 1939 familja e tij vendoset ne fshatin Sotire te njesise administrative Kushove te Suloves . Kaloi nje femijeri te veshtire dhe ne moshe te re 14-te vjecare njihet dhe perkrah idete perparimtare , idealet e patjetersueshme te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare ( LANC-it ) partizane dhe inkuadrohet fillimisht ne ceten e Skraparit ne maj 1943 , me pas nga janari deri ne Qershor 1944 u rradhit ne Br1S duke marre pjese ne luftimet ne Tomorice , Sulove e Verce dhe nga korriku deri ne tetor 1944 kalon ne Br5S duke luftuar per clirimin e qyteteve e krahinave te Shqiperise se Mesme e te Veriut , ne 20 tetor 1944 rikthehet perseri ne Br1S partizane dhe dallohet ne Operacionin luftarak per clirimin e Tiranes ne nentor 1944 ku kjo njesi luftarake heroike e legjendare mbajti peshen kryesore te luftimeve per clirimin e Kryeqytetit te Atdheut nga nazifashizmi .
Ne keto luftime semuret rende dhe per aresye shendetesore , shoket e dergojne per kurim ne spitalin partizan te Martaneshit e me pas edhe ne spitalin partizan te Dibres se Madhe ne Maqedoni . Pas permiresimit te shendetit inkuadrohet ne rradhet e Brigades partizane Shqiptaro – Maqedonase dhe tregohet aktiv e i vendosur ne luftimet per clirimin e Struges , Tetoves dhe Gostivarit deri ne shkurt – mars 1945 .
Me kthimin ne Atdhe fillon pune ne degen e puneve te brendeshme ne Gramsh deri ne vitin 1947 . Ne vitet 1947 – 1948 merr pjese ne aksionet Kombetare te rinise per ndertimin e hekurudhes Durres – Tirane dhe Durres – Peqin . Rikthehet ne Gramsh dhe ngarkohet me detyra te rinise ne Kukur te treves se Verces dhe ne Kushove te treves se Suloves ku drejtoi me rigorozitet duke u treguar nje propogandist i palodhur . Ne vitin 1949 shkon me inisiativen e vet per mbrojtjen e kufijve shteterore ne zonen juglindore gjate provokacioneve te gushtit kunder monarko- fashisteve greke te asaj kohe .
Rikthehet perseri ne organet e puneve te brendeshme ne Gramsh ku punoi deri ne vitin 1964 . Ne vitin 1965 ne moshen 36 vjecare per aresye shendetesore del ne lirim dhe punesohet ekonomist ne Ministrine e Tregetise se Jashteme e me pas ne Uzinen Mekanike ne Cekin te Gramshit . Punoi edhe ne nderrmarrjen e sherbimeve komunale dhe ne sektorin qe drejtoi tregoi aftesi e perkushtim te larte profesional .
Ne cdo detyre qe i’u besua dhe i’u ngarkua megjithese invalid i Luftes u tregua i palodhur dhe i kudondodhur , i duruar e me vullnet te jashtezakonshem , komunikues dhe bashkepunues , u bente balle veshtiresive duke udhehequr me shembull vetiak derisa doli ne pension ne vitin 1988 .
Eshte vleresuar dhe dekoruar me stimuj morale nga instancat me te larta te kohes , me 8 Urdhera e Medalje si : Medaljen e Trimerise , Medaljen e Clirimit , Urdher ” Yll i Kuq ” i klasit II-te , Urdher i Skenderbeut i Klasit III-te , tre Medalje te Sherbimit Ushtarak dhe dy Medalje te Punes .
Eshte aktivizuar gjeresisht ne Organizaten e Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it qe ne vitin 1957 kur u krijua deri ne fund te jetes se tij duke e mbajtur me dinjitet emrin e nderuar te Veteranit te Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare . I eshte dhene titulli ” Anetar Nderi i Organizates se Veteraneve te LANC-it ” nga Komiteti i Veteraneve ndersa Bashkia Gramsh e ka vleresuar me ” Certifikate Mirenjohje te Qytetit ” si dhe njesia administrative Kushove me titullin ” Nderi i Komunes ” .
Xha Njaziu do te mbetet ne memorjen tone edhe nje publicist i spikatur qe punoi me pasion dhe botoi librat ” Burri behet permes fjales ” dhe librit tjeter ” Vendlindja ime dhe njerezit e saj ” dhe doli para lexuesve gramshiote ne teresi dhe atyre te trevave te Tomorices e Suloves e fshatit Sotire ne vecanti duke theksuar se nje brez qe injoron historine nuk ka as te shkuar dhe as te ardhme . Me keto libra qe punoi gjate e me mjaft pasion ai la deshmi historike te LANC-it duke sintetizuar perpjekjet patriotike te popullit te Tomorices e Suloves per Liri e Pavaresi , te pasqyrimit te vlerave historike e kulturore te kesaj zone qe ka bere emer e ka shkruar histori ne shekuj . Ai shkroi me durim e pasion te rralle per vendlindjen , per jeten njerezore , dashurine e respektin per njerezit , per te afermit , per shoket , per miqte , per veteranet e pasardhesit e tyre , per natyren e ketyre trevave , per bashkefshataret qe nuk i harroi kurre , per bashkeqytetaret ku punoi nje jete te tere duke shprehur mirenjohje te thelle per tere komunitetin gramshiot .
Nje jete e tere me dinjitet si veteran i LANC por edhe si njeri i punes , nje atdhetar me vlera te rralla e te spikatura dhe me punen e palodhur e te njeriut te suksesit e vlerave njerezore tregoi me vepra se : ” Nuk eshte emri qe ben njeriun por eshte njeriu qe me pune e privacione nderton e larteson emer te nderuar …” .
Duke i qendruar afer familjes se Tij ne keto momente te dhimbshme e tronditese i’u shprehim ngushullimet tona per humbjen e njeriut te tyre te dashur e te shtrenjte , babait dhe gjyshit te tyre si dhe ne nderim te Veteranit dhe Luftetarit te Lirise se Atdheut Njazi Kurti – ne kete Lamtumire te fundit ne emer te familjes se tij , ne emrin tone dhe te Kryesise te Komitetit Kombetar te Organizates te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Popullit Shqiptar ” Nderi i Kombit ” , ju ftoj te gjitheve te mbajme nje minute HESHTJE ….
.. .. .. … ……. … ……… …….. ……… !
I Paharruar kujtimi i Veteranit dhe Luftetarit te Lirise se Atdheut Njazi Kurti … !
I qofte i lehte dheu i tokes amtare … !

Gramsh , Dt . 08 08. 2023
Ora : 13.00

Nga : Ardian Mullai

Share With:
Rate This Article

kelcyrjoti.1988@gmail.com

No Comments

Leave A Comment