Gramsh/ Mbështeti banorët e fshatit në protestë,shoqërohet në komisariat kryeplaku Paraditen e sotme banorët e fshatit Grabova A në Njësinë Administrative Lenie
Gramsh/ Mbështeti banorët e fshatit në protestë,shoqërohet në komisariat kryeplaku
Paraditen e sotme banorët e fshatit Grabova A në Njësinë Administrative Lenie në Gramsh u ngritën në protestë në hyrje të fshatit të cilët kërkojnë që të mos ndërtohen HEC-i në këtë zonë.
Banorët janë kundër devijimit dhe futjes në tuba të lumit i cili kalon në mes të fshatit.Ata theksojnë se do të mbrojnë me çdo kusht bukuritë natyrore të Grabovës A
Banorët u shprehen se me futjen e lumit në tubacione, jo vetëm që do të shkatërrohej ekosistemi, por nuk do të kenë më ujë as për pirje për vete e kafshët por as për vaditje.Ata i bënë thirrje Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukut që të anullojë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC-it: Pas protestës që zgjati rreth dy orë banorët u kthyen në banesa .Sipas tyre 2 orë pas protestës në fshat kanë mbërritur dy furgonë policie me 10 policë ku kanë marrë kryeplakut e fshatit z Jonis Paço i cili po mbahet në ambjentet e komisariatit të policisë Gramsh
Nga fshati Grabovë drejt qytetit janë nisur banorët për të mbështetur kryeplakun e shoqëruar në komisariat