Gramsh / … Lamtumire – Veteran i nderuar dhe luftetar simbol i Lirise se Atdheut Gani Daut Bengu – xha Ganiu … !
… Lamtumire – Veteran i nderuar dhe luftetar simbol i Lirise se Atdheut Gani Daut Bengu – xha Ganiu … !
( Fjala e lamtumires ne ceremonine mortore te ndarjes nga jeta te veteranit te LANC-it – Gani Bengu , mbajtur nga Sekretari i Komitetit te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it te Bashkise – Gramsh z. Ardian MULLAI) .
. Te respektuar familjare e te aferm te xha Ganiut …!
. Te respektuar te pranishem , shoke e miq … !
Ne kete moment te dhimbshem e trishtues , i japim sot lamtumiren e fundit partizanit te Br1S dhe luftetarit simbol te Lirise se Atdheut Gani Daut Bengu – xha Ganiut si i drejtoheshim te gjithe me respekt e mirenjohje …!
Komiteti i Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh i shpreh ngushellime te sinqerta vajzave te tij : … Hurmase , Kimetes , Alimese , Soses , Fiqeretes , Lizes dhe djemve : Arjanit , Gezimit , dhe Agronit , nipave dhe mbesave , gjithe te afermve ne keto caste tronditese te ndarjes nga jeta te babait te tyre te dashur , gjyshit te shtrenjte e te paharruar qe e deshen dhe i donte aq shume si dhe mikut tone fisnik – xha Ganiut qe drejtoi me devocion Organizaten tone te Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh per 20 vjet me rradhe duke qene edhe ” Kryetar Nderi ” i saj .
E gjithe jeta e xha Ganiut eshte jeta njerezore e nje veterani te LANC-it qe perben nje ndihmese me vlera pasi ai ishte nje ikone e atij brezi te arte dhe asaj plejade heroike qe moren pjese ne Lufte per clirimin e Atdheut nga nazifashizmi … !
E shihnim xha Ganiun cdo mengjes , qe levizte ne shetitoren kryesore te qytetit tone te vogel , te mbeshtetur ne bastun si shoke te pandare te nje binomi , qe ecte me hapa te ngadalte e te kujdesshem por me memorje e shikim vizual te admirueshem dhe sa here e takonim duke ju drejtuar xha Ganiu apo gjysh Ganiu me dashuri e mirenjohje na ngjallte respekt te vecante si njeri i thjeshte e modest por me vlera te rralla njerezore , qe ndjente dhe perjetonte me emocion – nderimin dhe peruljen me veneracion para gjakut te deshmoreve te Atdheut , te bashkeluftetareve te vet qe rane ne Lufte kunder nazifashizmit per clirimin e Shqiperise – si ndjenjen me te larte e me sublime qe mund te kete njeriu … !
Por tashme xha Ganiu u nda prej gjirit te familjes, te afermve , shokeve e miqve dhe Organizates se Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it Gramsh ku militoi gjithe jeten – por kujtimi i tij do te jete i paharruar dhe gjithe puna dhe vepra e tij mbeten jeta njerezore e nje partizani dhe luftetari te Lirise qe e mbajti me dinjitet perhere emrin e nderuar te veteranit te LANC-it …!
Xha Ganiu lindi ne fshatin Posnovisht te njesise administrative Kodovjat me 09 korrik 1924 , ne nje familje te varfer por qe kishte lene gjurme qendrese e atdhetare . Fisi Bengu nga Posnovishti ishte i mirenjohurve e i nderuar ne trevat e Verces, Suloves e Tomorices se Gramshit por edhe me gjere per fisnikeri e ndershmeri , bujari e mikpritje dhe si nje fis me identitet te spikatur atdhetar. Me keto ndjenja patriotike u edukua qe ne moshe rinore edhe xha Ganiu, duke punuar yzmeqar qe 12 vjec ne pune shume te veshtira ne bujqesi dhe blegtori e qe hallet e burreruan para kohe . Prinderit e tij te mrekullueshem si dhe dy motrat dhe vellezerit ishin krenare per te dhe privacionet e panumurta duke ndihmuar familjen .
Ne shpirtin e tij rinor kishin zene vend idete e qendreses kunder shtypjes dhe shfrytezimit duke punuar per te tjeret por edhe urrejtja kunder pushtuesit nazifashist . Kur ne fillim te vitit 1944 u ngrit Keshilli Antifashist NCL ne fshatin Posnovisht dhe dolen partizane 14 djem te rinj – midis tyre nga te paret ishte edhe xha Ganiu atehere nje djale i ri 18 vjecar duke u inkuadruar ne rradhet e batalionit te katert partizan te Br1S “Heroine e Popullit ” dhe mori pjese ne te gjitha luftimet e kesaj Njesie Luftarake Legjendare deri ne clirimin e plote te Atdheut nga nazifashizmi me 29 nentor 1944 .
Pas clirimit, ne vitet 1945 deri 1947 xha Ganiu ishte pjese e Brigades se Dyte te Divizionit te Mbrojtjes se Popullit qe veproi ne Shkoder : ne vitet 1948 deri ne vitin 1949 sherbeu ne Armen e Policise Popullore ne Drejtorine e e Trete ne mbrojtje te objekteve te rendesise se vecante ne Shkoder dhe Tirane ; me pas kalon me pune ne terren dhe ne vitet 1950 deri ne vitin 1951 ishte anetar i Byrose te Komitetit te Rinise ne Gramsh si dhe instruktor i rinise ne tere zonen ; ne vitet 1952 deri ne vitin 1953 kreu detyren e instruktorit ne sektorin e organizimit te Keshillit Popullor te Komitetit Ekzekutiv Gramsh per zonen Posnovisht , Kishte , Bersnik , Mashan dhe Broshtan ; ne vitet 1959 deri ne vitin 1961 ka punuar infermier veterinier ne Lokalitetin e Qendres ne Gramsh dhe ne Tunje ; ne vitet 1962 deri ne vitin 1965 caktohet brigadier i punimeve ne pyjore Gramsh ndersa ne vitet 1966 deri ne vitin 1984 punoi si ekonomist – furnitor ne Ndermarjen Tregetare Gramsh . Ne te gjitha keto detyra xha Ganiu punoi me ndershmeri dhe devocion duke qene model i njeriut te thjeshte e modest , i perkushtuar e punetor , i palodhur e i kudondodhur …
Ne moshen 28 vjecare krijoi familje me Xhurxhije Jaho nga nje familje e respektuar patriote e atdhetare nga fshati Gribe i treves se Verces . Se bashku me bashkeshorten rriten dhe edukuan 10 femije : 7 vajza dhe 3 djem dhe te dy si prinder te mrekullueshem i rriten femijet me mund e sakrifica, ju dhane arsim e kulture , e qe me pas krijuan familjet e tyre dhe jane te respektuar nga tere komuniteti gramshiot .
E gjithe jeta e xha Ganiut , ishte nje sfide e vertete , si ne Lufte kunder okupatorit te huaj nazifashist per te cliruar Atdheun , po ashtu edhe gjate rindertimit ekonomik te vendit duke marre pjese ne te gjitha aksionet vullnetare te rinise ne nivel lokal dhe kombetar si : … ne ndertimin e Rafinerise se Naftes ne qytetin e Cerrikut te Qarkut Elbasan ; ne aksionin e rinise per ndertimin e hekurudhes Durres – Elbasan ku edhe eshte vleresuar me stimuj morale .
Xha Ganiu mbante ne gjoksin e tij me merite e dinjitet nje sere Urdherash e Medaljesh te akorduara nga instancat me te larta te kohes si :
. Medaljen e Trimerise !
. Medaljen e Clirimit !
. Medaljen e Kujtimit !
. Medaljen e Punes !
. Urdher i Punes i Klasit te III-te !
. Urdher i Punes i Klasit te ll-te !
. Urdher 40-te vjetori i PPSH !
. Medalje me rastin e 60-te vjetorit te Clirimit te Atdheut !
. Dekorate e vecante e Fitores mbi Nazifashizmin akorduar nga ish BRSS !
Gjithashtu i eshte dhene titulli i larte : ” Nderi i Organizates se Veteraneve e Pasardhesve te LANC-it ” nga ana e Komitetit Kombetar te VP te LANC-it te Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit ” si dhe titulli ” Kryetar Nderi ” i Organizates se VP te LANC-it Gramsh ; ndersa nga Keshilli Bashkiak Gramsh me Vendim Nr. 52 dt.24.11.2011 i eshte dhene titulli i larte : ” Qytetar Nderi ” i Bashkise – Gramsh .
Me 20 gusht 1984 xha Ganiu del ne pension, duke kryer me nder detyrat ne cdo sektor qe e kerkoi Atdheu permes sakrificash e privacionesh dhe ishte protogonist kryesor ne Organizaten e Veteraneve te Bashkise sone por edhe me kontribute te cmuara ne Komitetin Kombetar te VP te LANC-it si anetar i tij .
Xha Ganiu mbetet ne memorjen tone perhere si nje nga njerezit me te nderuar te qytetit te Gramshit pasi ishte simbol i partizanit dhe luftetarit te Lirise se Atdheut ! … Ai gjithe jeten reflektoi miresi e bujari , etike e kulture , i sjellshem e mikprites , ndershmeri e dashuri , i drejte dhe njeri i vlerave te rralla njerezore por edhe nje veprimtar i palodhur e militant konsekuent ne mbrojtjen e idealeve te patjetersueshme te Luftes Antifashiste NCL . Ai mbetet perhere ne memorjen tone shembull i shkelqyer i patriotizmit dhe i atdhedashurise per tere brezat dhe gjeneratat ne Gramsh e me gjere …
Ne gjoksin e tij ndricuan perhere si gjerdan i arte mjaft Urdhera , Medalje e tituj nderi por ne do permendim ate me kryesorin : … xha Ganiu ishte dhe mbetet njerezor – human e fisnik , i urte e i matur , i fjales dhe i beses , me integritet e me vlera te rralla njerezore e atdhetare dhe ne sherbim te gjithe komunitetit gramshiot duke mbetur ne memorje i respektuar dhe i vleresuar ne aspektin njerezor … !
Ne nderim te jetes dhe vepres te xha Ganiut ju ftoj te gjitheve te mbajme 1(nje) minute heshtje …!
…… ….. ….. . ……… …… ….. ……
… l paharruar kujtimi i Tij …!
… Pushofte ne paqe Partizani , Veterani dhe Luftetari me shpirt te pamposhtur njerezor i Lirise se Atdheut Gani Daut Bengu …!
… Lamtumire xha Ganiu …!
… Te qofte i lehte dheu i tokes amtare … !
… Lamtumire … !
Gramsh , me date 25.12.2024