Gramsh / Festat e 28-29 nëntorit u shëndrruan në muz frymëzimi edhe për shkollën e mesme të bashkuar “Xhezar Meҫi” Poroҫan.
Festat e 28-29 nëntorit u shëndrruan në muz frymëzimi edhe për shkollën e mesme të bashkuar “Xhezar Meҫi” Poroҫan. Të veshur me ngjyrimet kombëtare kuq e zi, me flamur në duar, nxënësit e shkollës përcollën para moshatarëve të tyre, mësuesëve prindërve, përfaqësues të komunitetit, veterane etj. një program të larmishëm me poezi, ese, drame,këngë e kërcime duke sjellë ne vëmëndjen e të gjithëve kontributin e të parëve tanë në shpalljen e pavarësise dhe ҫlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.
Janë pikerisht keta fëmijë që vërtetojnë se shqiptarët nuk kanë harruar prejardhjen e tyre, gjuhën shqipe, kulturën e historinë shqiptare.
Falenderojmë kryetarin e veteranëve të zones sonë që gjithmonë është i pranishëm në këto aktivitete.
Falenderim për nxënësit tanë të mrekullueshëm që performuan kaq bukur para të pranishmëve, mësuesit e gjuhes dhe historise si dhe mësueset ndihmëse që punuan me përkushtim në realizimin e këtij aktiviteti.