Gramsh/Bashkia e qytetit i strehoi pas djegies së shtëpive nga zjarri, banoret rrëfejnë momentin…
Sociale
Pothuajse është drejt fundit qëndrimi i familjeve të pastreha nga Njesia Adm. Skënderbegas në konviktin e nxënësve .
Nga 25 familje të strehuara kanë mbetur dhe 4 gra te vetme.
Bashkia e qytetit i strehoi pas djegies së shtëpive të tyre nga zjarri.
Dy prej tyre Liverta Dervishi dhe Myrvete Zisko thonë se gjatë këtyre ditëve në konvikt kushtet e trajtimit kanë qënë shumë të mira .
Ushqimi gjithashtu shume i mire dhe nga personeli e kujdestarët e konviktit ndihemi të kënaqura.
Sinkron 2 grate
Ministria e Mbrojtjes dhe bashkia e qytetit kanë dërguar kontenjere për familjet e pastreha dhe brenda këtyre ditëve do te nis ndërtimi i shtëpive të djegura nga zjarri në 7 fshatrat e Njesisë Adm Skënderbegas.