Gjyshi hero në Gramsh, futet mes flakëve dhe shpëton mbesën 8-vjeçare nga zjarri që përfshiu 2 banesa
Gramsh digjen dy shtëpi ,14 anëtarë të dy familjeve në qiell të hapur/gjyshi hero mes flakëve si arriti të nxjerr mbesen 8 vjece
Dy banesa në të njëjtën streh janë përfshirë nga flakët mazditen e djeshme në fshatin Kukur të Gramshit Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 masditen e djeshme ku në catinë e ndërtesës është parë flak nga fqinji
Paraprakisht dyshohet se ka qënë nje shkendi elektrike në catin e ndërtesës ,e faforizuar nga era për pak minuta gjithcka është shkrumbuar
Gjyshi i dy familjeve z Zaim Meci tregon se si nxorri mes flakëve mbesen 8 vjece e cila sapo ishte kthyer nga shkolla, isha me bageti aty afër baneses kur pash që në catin e shtëpisë dilte shllunga tymi e flake,shkova aty e pash që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët,pjestaër e familjes time qe qanin e ulerinin ishte nje tmerr. Dikush me tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lekurë bagetie u futa mes flakeve shkova ke dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolin buke,as vet se di sesi dola. Falenderoj zotin që mbesa shpetoi .Gjithcka u shkrumbua vec me rrobat e trupit kemi mbet, as buk për vaktin e radhes shkemi,do i lutesha cdokujt tna ndihmonin nese kanë mundësi edhe për rroba trupi sido qe te jenë