Gjimnazi Shefqet Guzi Gramsh / Në vijim të takimeve këshilluese me prindërit, me fokus kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale si TikTok
🏫Në vijim të takimeve këshilluese me prindërit, me fokus kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale si TikTok✋️ dhe sfidat që përballen prindërit, mësuesit dhe institucionet në epokën e teknologjisë, organizuar nga ZVAP Gramsh, me pjesëmarrjen e drejtorit z.Eduart Bezati ,në gjimnazin “Shefqet Guzi “.
Të pranishmit shprehën shqetësime e ndanë ide për të rritur sigurinë e nxënësve, duke e konsideruar atë prioritet kryesor, krahas edukimit.
Bashkëpunimi 🤝 me prindër synon që të kontribuojnë me ide dhe sugjerime në adresimin e sfidave që sjell teknologjia në jetën dhe edukimin e fëmijëve tanë.
Në përfundim të takimeve u konkludua për:
⭕️ Kufizimin e rrjeteve sociale
Tik Tok e Snapchat;
⛔️ ️Ndalimin e celularëve
në shkollë;
🤝 Forcimin e bashkëpunimit
mësues – nxënës – prind.